Një burrë i armatosur me sëpatë dhe thikë teksa mbante peng 15 persona në një tren në Zvicrën perëndimore është vrarë nga policia.
Azilkërkuesi iranian , 32 vjeç, e mbajti peng midis Baulmes dhe Yverdon-les-Bains për gati katër orë, derisa policia sulmoi trenin dhe e vrau.
” Pengjet u liruan të gjithë të padëmtuar,” tha policia në kantonin Vaud në një deklaratë.
“Gjatë ndërhyrjes, pengmarrësi u plagos për vdekje”.
Burri thuhet se detyroi konduktorin e trenit t’i bashkohej 14 pasagjerëve, të cilët kishin njoftuar policinë për situatën, dhe ata u mbajtën peng nga ora 18:35-22:30 me orën lokale (17:35-21:30 GMT).
Sipas raporteve, negociatat me të dyshuarin u zhvilluan pjesërisht përmes WhatsApp dhe me ndihmën e një përkthyesi që flet farsi, gjuhën mbizotëruese në Iran.
Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me motivet e mundshme që e detyruan burrin të bënte këtë veprim.
Situatat e pengjeve janë të rralla në Zvicër, por kanë ndodhur në banka dhe biznese.
Në janar 2022, punonjësit e një firme prodhimi orësh u morën peng dhe u detyruan të hapnin një kasafortë që përmbante metale të çmuara.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co