Këtë vit, Zvicra përjetoi gushtin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1864. Temperatura mesatare deri tani ka qenë 17 gradë Celcius, 2.7 gradë mbi normën e periudhës 1991-2020.
Siç njoftoi të premten MeteoSwiss, një rekord i ri gushti ka të ngjarë të vendoset në Samedan, kantonin Graubünden, me një temperaturë mesatare prej 14.5 gradë. Kjo do të ishte 0.3 gradë më e lartë se vera e nxehtë e vitit 2003.
Një rekord i ri pritet gjithashtu në Jungfraujoch me një mesatare mujore prej 3.3 gradë. Rekordi i mëparshëm ishte 3.0 gradë, shkruan swissinfo. Në Lugano, mesatarja mujore prej 24.8 gradë ka të ngjarë të jetë e njëjtë me atë të vitit 2003.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co