ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja mes palëve, 22-vjeçari shqiptar transferohet te klubi ukrainas

zyrtare arrihet marreveshja mes paleve 22 vjecari shqiptar transferohet te klubi ukrainas










































Shqiptari i Kosovës, Milot Avdyli do ta vazhdojë karrierën në Ukrainë, pasi do të kalojë te Vorskla Poltava nga zviceranët e FC Aarau.

milot-avdyli-1

Klubi zviceran ka njoftuar gjatë ditës së sotme se ka arritur marrëveshje me ukrainasit për transferimin e 22-vjeçarit.

“Futbollisti ynë sulmues Milot Avdyli po transferohet me efekt të menjëhershëm në klubin e kategorisë së parë ukrainase FK Vorskla Poltava. Faleminderit për angazhimin tuaj dhe gjithë të mirat për të ardhmen Milot! ❤️”, shkruhet në profilin zyrtar të klubit.

Avdyli luajti në 109 ndeshje ku shënoi shtatë gola dhe dhjetë asiste me fanellën e FC Aarau.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →