Ish-mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, Masimiliano Doda, ka nisur një aventurë të re në elitën e futbollit çek duke u transferua te skuadra e Dukla Pragës.
23-vjeçari ishte në pronësi të Palermos, teksa së fundmi luajti si i huazuar te skuadra e Imoleses në Serinë C. Me ekipin e parë të Palermos, shqiptari numëron 25 ndeshje në 4 sezone ku ka shënuar edhe 1 gol.
Mbrojtësi gjithashtu ka qenë edhe pjesë e moshave të Sampdorias, ku edhe spikati. Tashmë Doda ka nisur një aventurë të re, ku kërkon më shumë minuta në dispozicion.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co