Mathys Tel ka rinovuar kontratën me Bayern. Sulmuesi do të qëndrojë te kampionët e Gjermanisë, të paktën deri në vitin 2029. Lajmi është dhënë nga klubi, me një postim në rrjetet sociale. 18-vjeçari u transferua në Mynih nga Rennes para 2 vitesh, operacion që i kushtoi arkave të klubit jo pak por 20 milionë euro.
“Ne jemi të kënaqur që Mathys Tel ka zgjatur kontratën e tij me Bayernin. Ai është një bazë e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi. Me të tashmë kemi gjeneratën e ardhshme të Bayernit” – Tha Max Eberl, anëtar i bordit të drejtorëve të Bayernit. Në këtë sezon në kampionat, Tel është impenjuar në 20 ndeshje, ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co