Sport

ZYRTARE/ Disa sezone në Madrid, mbrojtësi lë Atleticon

zyrtare disa sezone ne madrid mbrojtesi le atleticon

Stefan Savic nuk është më lojtar i Atletico Madrid. Lajmi është dhënë nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.  Mbrojtësi lë Madridin, pas shumë sezonesh dhe pas një kontributi të jashtëzakonshëm me Los Colchoneros.

“Atlético de Madrid dhe Stefan Savić kanë arritur një marrëveshje për të shkëputur kontratën e lojtarit. Lojtari malazez largohet nga klubi ynë pas nëntë sezonesh dhe 297 ndeshjesh duke mbrojtur fanellën bardhekuqe. Qendërmbrojtësi ballkanas mbërriti në Atlético de Madrid në korrik 2015 dhe bëri debutimin e tij zyrtar më 22 shtator të atij viti, në një ndeshje që përfundoi me një fitore 2-0 kundër Getafe” – shkruan klubi.

Asaawwww
Asaawwww

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts