ZYRTARE/ “Divorci” me Tiranën, Liridon Latifi prezantohet te skuadra e re

zyrtare divorci me tiranen liridon latifi prezantohet te skuadra e re





































 Liridon Latifi do të vazhdoj karrierën te Shkëndija e Tetovës, pas “divorcit” me Tiranën. Sulmuesi kosovar dhe klubi tetovar gjatë ditës së djeshme kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ndërkohë që sot erdhi dhe prezantimi zyrtar i Latifit te skuadra kuqezi.  

latifi

30-vjecari te Shkëndija u transferua nga Tirana, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Kukësin e Vllazninë, Skënderbeun duke fituar gjithçka me korçarët. 

Latifi karrierë ka pasur edhe klubet e huaja Pushkash Akademia dhe Sherif Tiraspol. Ai ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U19 dhe U21 si dhe Kombëtares A. 

Futbollisti karrierën e ka nisur në vitin 2005 te Flamurtarti i Prishtinës, ndërsa më pas karrierën e vazhdoi te Prishtina. Me sulmuesin prishtinas, kuqezinjtëv bëjnë një goditje të bujshme dhe përforcojnë edhe më shumë repartin ofensiv. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →