Zyrtare, Dortmund rinovon me lojtarin, kontratë deri në 2026

zyrtare dortmund rinovon me lojtarin kontrate deri ne 2026
zyrtare dortmund rinovon me lojtarin kontrate deri ne 2026

Rinovime të rëndësishme në shtëpinë e Dortmund. Klubi verdhezi ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me portierin e dytë, Alexander Meyer. Meyer ka firmosur një marrëveshje, të vlefshme deri në vitin 2026.

“Ndihem shumë rehat në Dortmund, ndjej vlerësim të madh për përgjegjësit, stafin e trajnerëve, shokët e skuadrës, punonjësit dhe tifozët tanë. Për mua, nuk është çështja e vesh shpesh fanellën e BVB. Kjo është arsyeja pse jam i lumtur çdo ditë që jam pjesë e këtij klubi. Ne kemi qenë tashmë mjaft të suksesshëm në dy vitet e fundit, por mbetet qëllimi im i madh që të jem në gjendje të festoj një titull me familjen BVB në Borsigplatz në fund të sezonit” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →