Eqerem Memushi dhe Edmond Liçaj do të drejtojnë Flamurtarin deri në fund të sezonit. Klubi vlonjat ka zyrtarizuar lajmin, duke i dhënë kështu drejtim një prej çështjeve shumë të rëndësishme. Me misionin Superioren, Flamurtari e pa të arsyeshme t’i besojë stolin dy emrave të njohur.
“Zyrtare: Eqerem Memushi dhe Edmond Liçaj do të drejtojnë Flamurtari Football Club deri në përfundim të sezonit aktual. U urojmë suksese dhe mirë se ardhje përsëri me fanellën kuqezi të Flamurtari.C”. – Shkruan klubi. Flamurtari renditet në vendin e katërt me 32 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Elbasanit, në transfertë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co