Tirana ka bërë sot zyrtar afrimin më të ri të klubit bardheblu. Ashtu siç kishte bërë të ditur prej ditësh “Panorama Sport”, pjesë e ekipit kryeqytetas në këtë sezon do të jetë Ualid Zharmuni.
Futbollisti i cili ka luajtur në edicionin e fundit në kampionatin e Luksemburgut, pritet të jetë një opsion i rëndësishëm pasi luan në pozicione të ndryshme në vijën sulmuese.
NJOFTIMI I TIRANËS
Mirësevjen Walid Jarmouni!
Walid Jarmouni është futbollisti më i ri i Tiranës. Francezi me origjinë marokene do të jetë një përforcim për repartin ofensiv. Gjuajtja e tij e majtë do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në pozicionet e tjera qendër-sulmues dhe sulmues i djathtë.
Walid, i është bashkuar menjëherë skuadrës nën urdhrat e trajnerit duke nisur përgatitjet për rrugëtimin e tij të ri.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co