Tjetër goditje “big” në merkato, për Suharekën e Shpëtim Duros. Hysen Memolla është futbollisti i radhës që bashkohet me skuadrën kosovare.
Ish-mbrojtësi i Egnatias u përfol për një kalim të mundshëm te Vllaznia para tureve europiane, megjithatë 31-vjeçari ka vendosur të befasojë me zgjedhjen e tij, duke u prezantuar te Suhareka. Kujtojmë që në sezonin që sapo u mbyll, Memolla pati një eksperiencë të shkurtër në kampionatin rumun me skudrën e Çindias.
NJOFTIMI ZYRTAR I SUHAREKËS:
𝗛𝗬𝗦𝗘𝗡 𝗠𝗘𝗠𝗢𝗟𝗟𝗔 𝗻𝗲̈𝗻𝘀𝗵𝗸𝗿𝘂𝗮𝗻 𝗺𝗲 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me qendërmbrojtësin 𝐇𝐘𝐒𝐄𝐍 𝐌𝐄𝐌𝐎𝐋𝐋𝐀 i cili bashkohet me klubin tonë për edicionin e ri në superligë.
Memolla futbollist me përvojë shumë të madhe e një futbollist kualitativ i cili ka bërë karrierë në disa skuadra e së fundmi pjesë e kampiones së Shqipërisë ,KF Egnatia , gjithashtu në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat edhe në Romani te Chindia , FC Lahti e Kokkolan PV në Finlandë, FC Koper në Slloveni , Hajduk Split në Kroaci etj.
31 vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares seniore të Shqipërisë për shumë grumbullime e ndeshje duke mbrojtur ngjyrat Kuq e Zi denjësishtë gjë që ka bërë që niveli i futbollistit të bëhet edhe më i lartë.
Zyrtarizimin e futbollistit e bëri drejtori sportiv Granit Dervisholli i cili po punon fort në drejtimin e kompletimit të skuadrës për të qenë të gatshëm për objektivat e reja të klubit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co