Skuadra e Maliqit vijon me afrimet në merkato, teksa ditën e sotme është bashkuar me grupin edhe portieri 22-vjeçar Jurges Beqiri, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e skuadrës që Pogradecit, që u shpall dhe kampione në Kategorinë e Dytë.
Gardiani korçar gjatë gjithë kësaj periudhe u stërvit me skuadrën liqenore, ndërkohë që bashkohet me maliqarët në formë huazimi. Kësisoj ekipi bardhekuq ka zgjidhur edhe çështjen e portës, ku Beqiri së bashku me kolumbianin Andres Felipe, do të jenë ata që do të mbrojnë portën e Maliqit në këtë sezon.
Lajmin për transferimin e portierit të ri, u konfirmua nga vetë klubi maliqar nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale:
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co