Sport

ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2029, sulmuesi rinovon me Lazion

zyrtare kontrate deri ne vitin 2029 sulmuesi rinovon me lazion
zyrtare kontrate deri ne vitin 2029 sulmuesi rinovon me lazion

Lazio njoftoi mbrëmë rinovimin e sulmuesit, Mattia Zaccagni, një marrëveshje që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029. “S.S. Lazio njofton se kontrata e futbollistit Mattia Zaccagni është zgjatur deri më 30 qershor 2029” – Shkruan klubi kryeqytetas.

Vetë Zaccagni, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur që do vijojë të jetë pjesë e ekipit Biancoceleste. “Këtë fanellë e kam veshur që nga 31 gushti 2021 dhe do ta vesh edhe për shumë vite” – ishin disa nga fjalët e lojtarit të postuara në Instagram.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts