Laçi ka prezantuar dy futbollistë të tjerë që do të pasurojnë radhët e sulmit kurbinas, në prag të duelit ndaj Egnatias.
Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Leo Ballhysën dhe Amadou Traore. Ballhysa ka qenë pjesë e Dinamos sezonin e shkuar, teksa është aktivizuar dhe me moshat e Tiranës, ndërsa Traore vjen nga Mali për të veshur për herë të parë fanellën e një klubi shqiptar.
Për ekipin kurbinas prova e dytë pas barazimit me Tiranën do të zhvillohet nesër në Rrogozhinë përballë kampionëve në fuqi të Egnatias prej orës 17:00.
Kujtojmë se dy lojtarë të tjerë, Laçi i prezantoi dje. Ata ishin Titan Hamed Konate dhe Sory Ouatara. Organika kurbinase tashmë duket e kompletuar.
Njoftimi i Laçit:
“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me dy futbollistë që luajnë në radhët e sulmit Leo Ballhysa dhe Amadou Traore janë tashmë pjesë e familjes bardhezi. Mirëseerdhët!”
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co