Bota Sport

ZYRTARE/ Mançester Junajtid bën realitet ëndrrën e klubeve italiane, vjen firma me sulmuesin e Holandës

zyrtare mancester junajtid ben realitet endrren e klubeve italiane vjen firma me sulmuesin e holandes



































Mançester Junajtid bëri zyrtare atë që pritej prej ditësh, afrimin e Xhoshua Zirkze si përforcimin e radhës për repartin e avancuar. Futbollisti shkëlqeu në radhët e Bolonjës në edicionin e kaluar dhe shumë klube të mëdha italiane ishin vënë pas tij. Por në fund ai zgjodhi Mançester Junajtid i cili nuk kishte probleme të paguante rrogën e lartë që kërkonte holandezi dhe as shifrën që kërkohej nga klubi italian.

asdasadsasdasddsadsaas

Klubi anglez bëri sot zyrtare marrëveshjen për nënshkrimin me Zirkze deri në qershorin e vitit 2029, me të drejtë zgjatje edhe një tjetër edicion. Klubi ka paguar 36,5 milionë paund në arkat e Bolonjës, duke bërë kështu përfundimtar transferimin e 23-vjeçarit.

Në fakt, anglezët mund të paguanin 2 milionë paund më pak, pasi aq ishte klauzola e largimit të tij, por vendosën që të negocionin këtë pagesë ekstra për Bolonjën, në mënyrë që të shtrinin këtë pagesë në tre vitet e ardhshme për të shmangur probleme financiare.

“Pas bisedimeve me trajnerin dhe drejtuesit e klubit, e di se sa entuziazmuese do të jetë e ardhmja këtu dhe pres me padurim të bëj pjesën time që të arrijmë suksese për Mançester Junajtid”, ishin fjalët e para të ZIrkze pas firmës në kontratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts