Bota Sport

Zyrtare/ Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla transferohet tek Espanyol

zyrtare mbrojtesi shqiptar marash kumbulla transferohet tek espanyol





































Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla është larguar përkohësisht nga Roma për t’iu bashkuar klubit të Espanyol.

marash kumbulla1

Pas huazimit të tij të shkurtër në Sassuolo, Kumbulla tani është nisur për në Spanjë ku do të luajë për Espanyol.

“Marash Kumbulla tashmë është bardheblu”, shkruan klubi spanjoll në një postim në Instagram.

marash kumbulla2

Ndërsa Roma në një njoftim zyrtar deklaroi: “Klubi mund të konfirmojë se Marash Kumbulla i është bashkuar Espanyol-it në formë huazimi për sezonin 2024-2025. Në tre sezone me Romën, mbrojtësi shqiptar bëri 68 paraqitje dhe shënoi katër gola. Suksese, Marash!”

Ndërkohë mbrojtësi shqiptar ka falenderuar klubin e Romës në një postim në InstaStory.

marash kumbulla

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts