Pascal Gross është lojtari më i ri i Borussia Dortmund. Mesfushori ka mbylluar aventurën e tij me Brighton dhe tashmë është transferuar në Bundesligë. 33-vjeçari me Dortmund ka arritur të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me lajmin që e ka zyrtarizuar klubi në rrjetet sociale. Gjithashtu gjermani ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i verdhezinjve, ndërsa nënvizon se që i vogël ka qenë një tifoz i Dortmund dhe tashmë ka realizuar ëndrrën e tij.
“Jam i lumtur që do të luaj me Borussian e Dortmundit. Nënshkrimi me këtë klub është një arritje e madhe për mua. Sepse kam qenë tifoz i Dortmundit që kur isha fëmijë. Do të bëj maksimumin për të shpërblyer besimin e drejtuesve”, u shpreh mesfushori gjerman. Kujtojmë se ky i fundit ka mundur të debutojë em Gjermaninë para një viti, në moshën 32-vjeçare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co