Ivan Juriç është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së Romës, ndërsa vetë klubi e ka zyrtarizuar lajmin me komunikatë.
Trajneri kroat nuk do të vazhdojë në krye të stolit, pas humbjes që Roma mori këtë të diel kundër Bolonjës.
Disfata 2 me 3 në shtëpi nuk është kapërdirë, ndërsa ky sezon nuk po shkon aspak mirë te Roma. Juriç ndërkohë ishte prej dy muajsh në krye të skuadrës, ndërsa fitoi vetëm 3 nga 12 ndeshjet e kampionatit.
Një alternativë e përfolur për të marrë drejtimin është ajo e Mançinit. Mbetet për t’u parë në vazhdim çfarë do ndodhë.