Bota Shqiperia Sport

ZYRTARE/ Redon Mihana bëhet me skuadër të re, sulmuesi 25-vjeçar firmos me klubin që ka fituar 23 trofe













































Redon Mihani do të vijojë karrierën në Maltë. Sulmuesi 25-vjeçar ka firmosur së fundmi me klubin e Hamrun Spartans, që numëron plot 23 trofe të fituara.  

MIHANAAAAAS

10 kampionate, 6 Kupa të Maltës dhe 7 Superkupa. Trofeu i fundit që skuadra e re e Mihanës ka fituar është ai i sezonit të kaluar 2023/2024, ku u shpallën kampionë në elitën e futbollit maltez. Gjithashtu Harmuni arriti të fitonte edhe Superkupën e këtij edicioni. 

Për sa i përket Mihanës, ai ishte pjesë e Kapaz në Azerbajxhan, por nuk mundi të linte shumë gjurmë, duke u aktivizuar vetëm 4 ndeshje.  

Për sa i përket futbollit shqiptar, 25-vjeçari ka qenë pjesë e Apolonisë, Dinamos, Egnatias, Kastriotit dhe Erzenit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts