Sport

Zyrtare, sulmuesi kuqezi transferohet në Turqi, kontratë 3 vjeçare me klubin turk

zyrtare sulmuesi kuqezi transferohet ne turqi kontrate 3 vjecare me klubin turk
zyrtare sulmuesi kuqezi transferohet ne turqi kontrate 3 vjecare me klubin turk

Një tjetër futbollist kuqezi do të vijojë karrierën në Turqi. Superliga turke ka qenë “strehëza” për shumë futbollistë të ekipi kombëtar, ku së fundmi Sokol Cikalleshi pas gati një dekade u largua nga klubi i tij Konyaspor.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin,  cili ka firmosur me skuadrën e Bodrum në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava. Te ukrainasit Seferi u transferua pikërisht nga Tirana për shifrën e 500 mijë eurove.

Më tej Seferi spikati dhe me Baniyas në huazim. Vlen për t’u theksuar se aventura në Superligën turke do të jetë e para për të.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts