Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, priti në takim Shefen e Zyrës së Sigurisë, por aktualisht edhe zv. Shefe e Misionit (e komanduar), e Ambasadës së SHBA, Kathryn Hammond, e shoqëruar nga Atasheu për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit dhe njëkohësisht përfaqësues i programit ICITAP, Richard Deasy dhe Këshilltari i Lartë për Llogaridhënien Policore nga Programi ICITAP në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Rick Bates.
Në fokus të takimit ishte ecuria e aktivitetit të agjencisë në këtë 6-mujor të parë të këtij viti, vështirësitë e hasura në trajtimin e rasteve madhore, bashkëpunimi i vazhdueshëm me programin ICITAP dhe prioritetet e agjencisë në vazhdim.
“Rezultatet e deritanishme janë më të mirat se çdo vit paraardhës, krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo falë punës së vazhdueshme për të rritur besimin e qytetarëve dhe sigurisht falë mbështetjes së pakursyer të Ministrit të Brendshëm. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen ndaj qeverisë së SHBA, e cila nëpërmjet programit ICITAP dhe agjencive ligjzbatuese amerikane ka dhënë asistencën e saj që në fazat e hershme të përshtatjes së legjislacionit, rritjen e kapaciteteve teknologjike, fushatat promovuese dhe trajnimet profesionale të stafit” , u shpreh Sulejmani.
Në fjalën e saj, kathryn Hammond përgëzoi drejtuesin e agjencisë për frymën bashkëpunuese ndaj partnerëve amerikanë dhe përqafimit të metodave moderne të lidershipit, duke theksuar se rezultatet e arritura në funksion të përmbushjes së misionit për mbikëqyrjen civile, trajtimin e shkeljeve të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.
Sulejmani garantoi një angazhim edhe më të madh në funksion të kthimit të agjencisë në një institucion civil dhe tërësisht të hapur për qytetarët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co