Sport

Zyrtare, UEFA nis procedimin disiplinor për dy futbollistë të kombëtares spanjolle

zyrtare uefa nis procedimin disiplinor per dy futbolliste te kombetares spanjolle
zyrtare uefa nis procedimin disiplinor per dy futbolliste te kombetares spanjolle

UEFA njoftoi ditën e djeshme fillimin e “një procedimi disiplinor” kundër lojtarëve të skuadrës spanjolle, Álvaro Morata dhe Rodrigo Hernández, për akuza të ndryshme në lidhje me thirrjet “Gjibraltar, spanjoll” gjatë festimit zyrtar të titullit të Euro 2024, më 15 korrik, në Madrid.

Të dy lojtarët, kapiteni i ekipit – në rastin e Moratas – dhe lojtari më i mirë i turneut – Rodrigo – kanë mbi supe katër “akuza”, për këtë arsye, siç specifikohet nga UEFA: shkelje e “parimeve të përgjithshme të sjelljes”; “shkelje e standardeve bazë të sjelljes së denjë”; “përdorimi i ngjarjeve sportive për ngjarje josportive”; dhe “diskreditim i sportit të futbollit dhe UEFA-s në veçanti.”

“Bordi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur”, njoftoi UEFA në një deklaratë. Kujtojmë që për të njëjtat akuza, në kuadër të Euro 2024, Merih Demiral i Turqisë, për festimin e një goli me një gjest të një grupi ultranacionalist turk (‘Ujqërit gri’) në ndeshjen kundër Austrisë, si dhe Mirlind Daku i Shqipërisë, për thirrjet kundër Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pas ndeshjes së barazuar 2-2 kundër Kroacisë, u pezulluan me dy ndeshje të kompeticionit të UEFA-s me ekipet e tyre kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts