Bota Sport

ZYRTARE/ Vendim surprizë, Shezni tërhiqet nga futbolli i luajtur

zyrtare vendim surprize shezni terhiqet nga futbolli i luajtur





































Vendim surprizë! Portieri polak, Vojçes Shezni është tërhequr zyrtarisht nga futbolli i luajtur. Këtë vendim, gardiani e mori pas u largua nga Juventus, me të cilët i kishte përfunduar kontrata.

shezni

Karrierën e tij, Shezni e ka nisur te Agrykola Varshava në vendlindje, për të kaluar më pas te Legia. Në vitin 2006, ai u transferua te Arsenal, me të cilët luajti plot 11 vite, përfshirë këtu dy huazime te Brentford dhe Roma.

Në vitin 2017, polaku la Arsenalin për të nisur një aventurë të re me Juventusin. Te këta të fundit qëndroi deri verën e këtij viti, duke vendosur që më pas të largohet jo vetëm nga “Zonja”, por edhe nga futbolli.

34-vjeçari ka një karrierë të pasur dhe 11 trofe të fituar. Gjithashtu, Shezni është shpallur portieri i vitit në Serie A në sezonin 2019/2020. Por, jo vetëm kaq, portieri është shpallur edhe lojtari polak më i mirë në vitin 2022.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts