Mateo Retegui është lojtari më i ri i Atalantës. Lajmi është konfirmuar nga klubi bergamask, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi italian ndiqej prej kohësh nga ky klub, ka qenë trajneri Gasperini që ka dhënë dakordësinë përfundimtare për këtë afrim.
Retegui do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në 2029, teksa shifrat e paguar për kartonin e tij kap vlerën e 22 milionë eurove. Ai vjen pas një përvoje te Genoa në Itali. 25-vjeçari, është gati për përvojën e re, te Atalanta.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co