Në një intervistë me CNN, zëdhënësi i Hamasit dhe anëtari i byrosë politike Osama Hamdan tha: “Unë nuk kam asnjë ide për këtë. Askush nuk e ka idenë për këtë”.
Ai pretendoi pa dhënë asnjë provë se operacioni izraelit për lirimin e katër pengjeve të shtunën rezultoi në vdekjen e tre të tjerëve, duke përfshirë një shtetas amerikan.
Hamdani u pyet për dëshminë e një mjeku që trajtonte pengjet e liruar, në të cilën u raportua se ata kishin pësuar abuzim mendor dhe fizik dhe ishin rrahur çdo orë.
“Unë besoj se nëse ata kanë probleme mendore, kjo është për shkak të asaj që Izraeli ka bërë në Gaza. Sepse [askush nuk mund ta trajtojë atë që Izraeli po bën, duke bombarduar çdo ditë, duke vrarë civilë, duke vrarë gra dhe fëmijë … ata e panë këtë [me] sytë e tyre”.
Hamdan tha se çdo marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza duhet të përfshijë garanci për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co