Zyrtari i NATO-s: Aleanca mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë

zyrtari i nato s aleanca mbetet e perkushtuar ne ruajtjen e sigurise e stabilitetit ne kosove
zyrtari i nato s aleanca mbetet e perkushtuar ne ruajtjen e sigurise e stabilitetit ne kosove

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të mërkurën ka bërë bashkë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarakë nga vendet mike në Konferencën vjetore  “FSK dhe Partnerët 2024”, raporton Ekonomia Online.

Christian Nawrat, drejtori i Ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-së tha se Aleanca mbetet e përkushtuar që ta luajë rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovës.

Ai garantoi se NATO ta na ndihmojë FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, duke u shndërruar në një forcë shumë etnike.

“NATO mbetet e përkushtuar për ta luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumëkombësh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK. Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim, që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për t’iu ofruar mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO mirëpret përparimin e një FSK me gjithëpërfshirëse”, tha Nawrat.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka përgëzuar FSK-në për profesionalizimin. Madje tha se kjo forcë ka shmangur të gjitha provokimet dhe retorika që kanë mund të qojnë në eskalime të situatës pas sulmit në Banjskë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co