Rritja e numrit të turistëve dhe rritja e çmimeve të shtëpive kanë çuar drejt situatave që janë “krejtësisht jashtë ekuilibrit” prej atyre më normale, ka thënë një zyrtar i UNESCO-s. Ai ka shtuar se dështimi për t’i adresuar këto çështje mund të çojë në përhapjen e protestave kundër turizmit masiv nga Spanja në të gjithë Evropën.
Në javët e fundit, mijëra protestues kanë dalë rrugëve në destinacionet më të famshme të Spanjës, duke bërë thirrje për frenim të turizmit masiv dhe që të rishikohet një model biznesi që ata thonë se ka shtyrë rritjen e çmimeve të shtëpive dhe i ka nxjerrë banorët jashtë qyteteve.
“Është krejtësisht jashtë ekuilibrit tani”, ka thënë Peter DeBrine, zyrtar në UNESCO, për situatën me turistët.
Turizmi ka përkeqësuar shqetësimet ekzistuese për përballueshmërinë e banimit, pasi përhapja e akomodimit për kohë të shkurtër i vë jashtë tregut vendasit, raportoi Guardian.
“Mendoj se kjo shtoi shumë ankth dhe zhgënjim për njerëzit që jetojnë në këto destinacione”, ka shtuar DeBrine.
Punëtorët që jetojnë në vende si Ibiza e kanë gjetur veten pa zgjedhje tjetër përpos jetesës në furgona apo tenda.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co