Zyrtarizimi çështje kohe, lojtari i Juventusit rinovon deri në 2029

zyrtarizimi ceshtje kohe lojtari i juventusit rinovon deri ne 2029







































Tashmë është vetëm çështje kohe që Federiko Gati të rinovojë kontratën e tij me Juventusin. Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer marrëveshjen mes lojtarit dhe klubit bardhezi dhe është koha vetëm që të hidhet firma në kontratë. Gati pritet të rinovojë kontratën e cila do t’i skadojë më 30 qershor të vitit 2029.

gati

Sipas mediave italiane është arritur një marrëveshje absolute, por që do të konkretizohet rreth muajit dhjetor kur agjentët e lojtarit të takohen me drejtuesit e Juventusit për të finalizuar gjithçka.

Palët kanë qenë duke punuar për rinovimin e kontratës prej kohësh, por vetëm ditët e fundit është arritur që palët t’i “japin dorën” njëri-tjetrit në mënyrë të suksesshme.

Bashkë me Gatin, priten gjithashtu edhe rinovimi i Dushan Vlahoviçit që gjithashtu po punon prej kohësh për kontratën e re.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →