Zyrtarizohen çmimet për transportin ndërqytetës, Memaj: Identifikohen abuzuesit

zyrtarizohen cmimet per transportin nderqytetes memaj identifikohen abuzuesit
zyrtarizohen cmimet per transportin nderqytetes memaj identifikohen abuzuesit

Biletat e urbanëve të transportit ndërqytetës janë rritur deri në 50%, pavarësisht se zyrtarisht kanë qenë ato të vitit 2007. Pas 17 vitesh, Qeveria ka pranuar realitetin duke ndryshuar edhe zyrtarisht çmimet që kishin kohë që aplikoheshin nga operatorët në këtë fushë.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare çmimet e reja për biletat e autobusit në linjat ndërqytetëse nisin nga 50 lekë për distancën 10 km deri në 1,450 lekë për distancën 330 km. Krahasuar me tarifat e vitit 2007, çmimet e biletave të autobusit nga distanca prej 10 km deri në 300 km janë rritur nga 43 deri 50%.

Kreu i Shoqatës së Transportit Dashnor Memaj sqaron se është kërkuar prej kohësh indeksimi i çmimit të biletave dhe se ky vendim sjell formalizim të tregut dhe nuk ndikon në rritje të tarifave për udhëtarët e linjave me autobus, madje në disa raste sipas tij do ketë tarifa më të ulëta.

Memaj shprehet se vendosja e pajisjeve elektronike në autobusë nxjerr ne pah operatorët abuzues dhe qytetarët do të paguajnë në bazë të kilometrave që bëjnë. Gjithashtu, përmes aplikacionit që do vihet në shërbim të udhëtarëve, ata mund të presin dhe të paguajnë shërbimin online.

Tarifat e transportit ndërqytetës do të jenë sipas përcaktimeve të vendimit të ri dhe për zbatimin e tij ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si dhe subjektet e licencuara për operim në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →