![Zyrtarja e lartë e DASH takon Dumanin: Mbështetje e plotë e SHBA për SPAK dhe institucionet e pavarura 2 zyrtarja e larte e dash takon dumanin mbeshtetje e plote e shba per spak dhe institucionet e pavarura](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/09/zyrtarja-e-larte-e-dash-takon-dumanin-mbeshtetje-e-plote-e-shba-per-spak-dhe-institucionet-e-pavarura.jpg)
Gjatë vizitës që zhvilloi sot në Tiranë, zyrtarja e lartë amerikane Colleen Hyland ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së ka shtrënguar duart me kreun e SPAK, duke i shprehur mbështetjen e plotë për institucionin e pavarur.
Ambasada amerikane ka konfirmuar sot takimin e mbajtur, duke dhënë edhe detaje për atë që është diskutuar.
“Zonja Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi, në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në njoftim.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co