Sport

120 vite pritje, bie mallkimi “Neverkusen”, Alonso-Xhaka shkruajnë historinë (VIDEO)

120 vite pritje bie mallkimi neverkusen alonso xhaka shkruajne historine video
120 vite pritje bie mallkimi neverkusen alonso xhaka shkruajne historine video

120 vite pritje për të festuar më në fund një titull në Bundesligë. Tingëllon e pabesueshme për një skuadër si Bayer Leverkusen, një ekip që ka mundur të fitojë një Kupë UEFA në 1988, por që kanë shkuar edhe deri në finalen e Champions League përballë Real Madrid. “Neverkusen” ishte një pseudonim që i përndiqte prej vitesh, por ky status mori fund këtë të diel ku banda e Xabi Alonsos u shpall matematikisht kampion 5 javë përpara fundit.

[embedded content]

“Aspirinat” i japin fund dominimin 11 vjeçar të Bayern Munich, me Bundesligën që kishte kthyer në “BayernLiga”. Ky është një titull i paharruar, për më tepër një titull që erdhi me një dominim total. Nuk kishte më bukur se sa të festonin përballë publikut të tyre, në “BayerArena”, tifozët shpërthyen në delir pas suksesit me “manita” kundër Werder Bremen.

[embedded content]

Kjo ishte ndeshja e 43 radhazi që Leverkusen nuk pëson humbje, por asgjë nuk përfundon këtu, pas dushit me birra dhe pas festës me tifozët, Bayer vijon sezonin pasi në lojë janë edhe dy trofe të tjerë, Kupa e Gjermanisë ku ndodhen në finale dhe Europa League, ku janë me një këmbë në fazën gjysmëfinale pasi fituan 2-0 kundër West Ham në ndeshjen e parë. Arkitekti i këtij suksesi është pa diskutim Xabi Alonso, një trajner që po mahnit Evropën, i shumëkërkuar, por që në fund i premtoi besnikëri Leverkusen.

[embedded content]

Jo vetëm Alonso, një nga lojtarët kyç të këtij triumfi ishte edhe Granit Xhaka. Në sezonin e tij të parë me fanellën e Leverkusen, Xhaka shijon titullin kampion në Bundesligë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts