Ikona botërore Albert Ajnshtajn u lind në këtë ditë 145 vjet më parë.
Albert Ajnshtajn, i cili do të revolucionarizonte fizikën dhe kuptimin njerëzor të universit, u lind më 14 mars të vitit 1879 në Ulm, Gjermani.
Fizikani me origjinë gjermane Albert Einstein zhvilloi teorinë e parë të tij novatore ndërsa punonte si nëpunës në zyrën zvicerane të patentave në Bernë.
Pasi u bë i njohur me katër artikuj shkencorë të botuar në 1905, ai vazhdoi të fitonte një famë botërore për teorinë e tij të përgjithshme të relativitetit dhe një çmim Nobel në 1921 për shpjegimin e fenomenit të njohur si ‘efekti fotoelektrik’.
Një pacifist i hapur që u identifikua publikisht me lëvizjen sioniste, Ajnshtajni emigroi nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur nazistët morën pushtetin para Luftës së Dytë Botërore. Ai jetoi dhe punoi në Princeton, Nju Xhersi.
Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Ajnshtajni vazhdoi kërkimet për një teori të unifikuar të fushës.
Ndonëse ai botoi një artikull mbi teorinë në “Scientific American” në vitin 1950, ai mbeti i papërfunduar pas vdekjes së tij, nga një aneurizëm i aortës, pesë vjet më vonë.
Në dekadat pas vdekjes së Ajnshtajnit, reputacioni dhe statusi i tij në botën e fizikës vetëm u rrit, pasi fizikanët filluan të zbulojnë misterin e të ashtuquajturës “forcë e fortë” (pjesa që mungonte nga teoria e tij e unifikuar e fushës) dhe satelitët hapësinorë verifikuan më tej parimet e kozmologjisë së tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co