Shqiperia

20 fshatra dhe 1 Kovaç. Njihuni me Myftar Matrakun, kovaçin e vetëm në zonën e Moglicës

20 fshatra dhe 1 kovac njihuni me myftar matrakun kovacin e vetem ne zonen e moglices
20 fshatra dhe 1 kovac njihuni me myftar matrakun kovacin e vetem ne zonen e moglices

Myftar Matraku sot është 71 vjeç mban ende gjallë në fshatin Popçisht kovaçanën e fundit që prodhon vegla pune për bujqësinë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se Matraku gjithë jetën e tij që në moshën 18-vjeçare e ka lidhur me zanatin e kovaçit dhe ka përgatitur mijëra vegla pune për 20 fshatra të zonës së Moglicë/Gorë.

Zanatin e mori kur ishte ushtar dhe që prej atij momenti nuk i është ndarë kësaj pune fisnike, që i ka kalitur durimin dhe i ka falur shumë klientë, të cilët i ka kthyer edhe miq shumë të mirë të rrugëtimit të tij të gjatë prej 40 vitesh.

Megjithëse teknologjia prodhon shumë vegla pune, që një kovaç di t’i bëjë më së miri. 71-vjeçari thotë se ka ende vegla hekuri që kërkohen nga bujqit, jo vetëm për t’i riparuar, por edhe për t’i krijuar, pavarësisht se me keqardhje pranon se materialet për punimin e veglave janë në zhdukje.

E ndërsa vitet kalojnë, të rinjtë madje dhe fëmijët e tij nuk e preferojnë më këtë zanat, duke bërë që Matraku dhe kovaçana e tij të jenë të fundit në këtë zonë.

Me keqardhje ai pohon zhdukjen e këtij zanati edhe në qytete të mëdha siç është Korça.

Punishten modeste Matraku e ka ndërtuar afër banesës së tij, me qëllim që t’ju përgjigjet klientëve në çdo kohë dhe orë.

Edhe pse ka vite që ka dalë në pension, 71-vjeçari thotë se do punojë derisa t’i shterojnë fuqitë dhe më pas veglat e tij do ti ruajë me fanatizëm, si e vetmja gjë që i ka siguaruar të ardhura për të mbajtur familjen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts