20 persona të arrestuar në Gjeorgji për posedim dhe shitje të paligjshme të armëve dhe municioneve

20 persona te arrestuar ne gjeorgji per posedim dhe shitje te paligjshme te armeve dhe municioneve
20 persona te arrestuar ne gjeorgji per posedim dhe shitje te paligjshme te armeve dhe municioneve

Policia gjeorgjiane ka arrestuar së fundmi 20 persona në Tbilisi dhe rajone të vendit me akuzën e ruajtjes, blerjes dhe mbajtjes së paligjshme të armëve dhe municioneve.

Ndalimet u kryen në Tbilisi, Imereti, Kakheti, Guria, Mtskheta-Mtianeti, Samegrelo-Zemo Svaneti dhe Shida Kartli.

Gjatë kontrollit të të arrestuarve, banesave, makinave dhe dhomave të shërbimeve, policia sekuestroi dhjetëra armë zjarri, revole, pushkë, mitralozë, një granatë dore, pistoleta dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Më i madhi nga të arrestuarit është 80 vjeç dhe më i riu 29. Shumë prej tyre kanë qenë të dënuar më parë. Pjesa më e madhe e municioneve iu sekuestrua një 41-vjeçari banues në Mtskheta-Mtianeti me 733 gëzhoja, dy armë, 20 kapëse, një granatë dore dhe një armë zjarri.

Nëse vërtetohet fajësia, të arrestuarit rrezikojnë nga tre deri në shtatë vjet burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →