Shqiperia

“20 te Berberi, 20 te…”/ Arrestimi i bashkëpunëtorit të Ballukut dhe dy biznesmenëve, zbardhet biseda mes grupit: Po bëj gati dokumentet për tender

20 te berberi 20 te arrestimi i bashkepunetorit te ballukut dhe dy biznesmeneve zbardhet biseda mes grupit po bej gati dokumentet per tender
20 te berberi 20 te arrestimi i bashkepunetorit te ballukut dhe dy biznesmeneve zbardhet biseda mes grupit po bej gati dokumentet per tender

SPAK ka sekuestruar ditën e djeshme gjatë kontrolleve në banesat e kreut të ARRSH Evis Berberi dhe dy biznesmenëve Valter Begajt dhe Ervis Lami, celularët dhe pajisje të tjera elektronike.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në aparatet celulare janë gjetur të gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin.

Komunikimet janë kryer kur Berberi ishte në krye të Agjencisë se Eficencës së Energjise dhe ARRSH

Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi!

Ndërkohë  Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me corona virusin?  Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën.

Sipas SPAK bisedat përputhen me provat e tjera ku sipas tyre lidhen me korrupsionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts