Sport

200 ndeshje në krye të skuadrës së Premier League, largohet trajneri (ZYRTARE)

200 ndeshje ne krye te skuadres se premier league largohet trajneri zyrtare
200 ndeshje ne krye te skuadres se premier league largohet trajneri zyrtare

Roy Hodgson largohet nga Crystal Palace. Gjashtë sezone, mbi 200 ndeshje zyrtare nën drejtimin e tij, por tashmë ai është liruar nga detyra e trajnerit të ekipit të Premier League, rol që ditët e fundit ka mundur ta kryejë vetëm pjesërisht për shkak të problemeve shëndetësore.

“Roy Hodgson është larguar nga posti i tij si trajner i ekipit të parë. Falenderojmë Roy për kontributin të jashtëzakonshëm, në të cilin ai menaxhoi 200 ndeshje në gjashtë sezone” – Shkruan klubi.

Në vend të tij, në stolin e Palace do të ulet ndër të tjera gjermani Oliver Glasner. Crystal Palace po kalon një sezon shumë të vështirë, ku pas 24 ndeshjesh kampionat, ka mundur të grumbullojë vetëm 24 pikë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts