Bota

8 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që goditën kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur që goditën kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos (DRC).

Reshjet e dendura nuk kanë të ndalur mbi Kinshasa përgjatë dy ditëve të fundit, si pasojë e të cilave lumi Kongo ka dalë nga brigjet e tij. Përmbytjet çuan në shembjen e ndërtesave, duke vrarë njerëz nën rrënoja. Situata ishte veçanërisht e vështirë në lagjet Kuba dhe Ngaliema.

Që nga fillimi i mëngjesit të 8 prillit, banorët e Kinshasës nuk kanë qenë në gjendje të lëvizin nëpër qytet për shkak të përmbytjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts