Tetë persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin Fryazino afër Moskës, tha një zëdhënës i shërbimit lokal të emergjencave.
“Dy persona vdiqën pasi u hodhën nga dritarja. Gjashtë persona qëndruan brenda ndërtesës ku u shembën strukturat e brendshme. Sipas të dhënave paraprake, ata vdiqën”, tha ai, duke shtuar se nëntë persona ndodheshin në ambientet ku filloi zjarri dhe vetëm njëri prej tyre u shpëtua.
Zjarri përfshiu katin e pestë duke arritur deri në katin e 8-të. Zjarri është kategorizuar si zjarr me tre alarme (nivel i lartë). Mbi 100 forca zjarrfikëse, përfshirë helikopterët Ka-32, janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e flakëve.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co