Kosova

Kurti kujton masakrën e Qirezit dhe Likoshanit: Drejtësi për viktimat e gjenocidit serb

kurti kujton masakren e qirezit dhe likoshanit drejtesi per viktimat e gjenocidit serb
kurti kujton masakren e qirezit dhe likoshanit drejtesi per viktimat e gjenocidit serb

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar masakrën e Qirezit dhe të Likoshanit. Ai shprehet se më 28 shkurt 1998, Serbia kreu masakrën e parë ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë. Kurti shton se qeveria e Kosovës e ka për obligim të vendosë drejtësi për masakrën dhe gjonocidin serb në Kosovë.

Postimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti:

Më 28 shkurt 1998, Serbia kreu masakrën e parë ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë.

Përpara se të hynin brenda forcat policore, fshatrat Likoshan dhe Qirez u sulmuan nga forcat e armatosura të Serbisë me helikopterë dhe makina ushtarake. Sulmi i forcave speciale serbe, me artilëri të rëndë, vazhdoi për 28 orë. U masakruan 20 civilë të paarmatosur shqiptarë: Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16).

Atë ditë, Rexhep Rexhepi (63), Beqir Rexhepi (30), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38) ranë dëshmorë në luftimet ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe në Drenicë.

26 vjet më vonë, as urdhërdhënësit e as ekzekutorët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit nuk janë dënuar.

Drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë është obligim i yni. Kujtimi ynë për ta është i përjetshëm.

Flijimi i tyre është i monumentalizuar si sakrificë në themelet e Republikës së Kosovës, shtetit tonë që duhet dhe që po përpiqemi ta bëjmë çdo ditë e më të fortë.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit e Qirezit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts