A janë trajnuar ushtarakë ukrainas në Shqipëri? Ambasadori Shkurov tregon të vërtetën dhe flet për diskutimet gjatë vizitës së Zalenskyt

a jane trajnuar ushtarake ukrainas ne shqiperi ambasadori shkurov tregon te verteten dhe flet per diskutimet gjate vizites se zalenskyt
a jane trajnuar ushtarake ukrainas ne shqiperi ambasadori shkurov tregon te verteten dhe flet per diskutimet gjate vizites se zalenskyt

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, i ftuar në emisionin “Kjo javë” nga Nisida Tufa në News 24, u pyet nëse ushtarakë ukrainas janë trajnuar në Shqipëri.

“Keni një informacion shumë të saktë. Nuk mund të them detaje për këtë, por mund të them se është e vërtetë. Vlerësimi për këtë në Ukrainë është shumë i lartë. Mund të them se përgjatë vizitës (së Zalenksyt në Tiranë), kjo çështje u diskutua dhe u vlerësua me notat më të larta”, theksoi ai.

Duke folur për marrëdhëniet midis dy vendeve, ai tha se pas luftës mund të bashkëpunohet në disa fusha. “Vlerësoj gjendjen aktuale të marrëdhënieve Shqipëri-Ukrainë. Ne e kuptojmë që pas luftës do të jetë i mundur zhvillimi i bashkëpunimit të mundshëm në disa fusha si transporti, bashkëpunimi portual, bujqësia, si dhe në teknologjitë moderne. Mund të them që këto marrëdhënie po zhvillohen në një mënyrë të mirë dhe në një stad dinamik. Ekonomitë tona po plotësojnë njëra-tjetrën. Për Ukrainën ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’u bashkuar me rajonin e Ballkanit”, u shpreh Shkurov.

Ai foli edhe për mbulimin që mediat shqiptare i bëjnë luftës në vendin e tij, duke dhënë këtë vlerësim: “Mediat në Shqipëri kanë punuar me përgjegjësi dhe kanë treguar me realitet ngjarjet e luftës dhe ne e kuptojmë që mediat kanë dashur të kuptojnë situatën. Roli i shtypit dhe medias në Shqipëri mund të konsiderohet shumë profesional”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →