Shqiperia

“Duhet të dilte vetëm për të lajmëruar dorëheqjen”, Zhupa reagon pas deklaratave të Kumbaros në News 24: Zonat e mbrojtura do mbushen me resorte

duhet te dilte vetem per te lajmeruar doreheqjen zhupa reagon pas deklaratave te kumbaros ne news 24 zonat e mbrojtura do mbushen me resorte
duhet te dilte vetem per te lajmeruar doreheqjen zhupa reagon pas deklaratave te kumbaros ne news 24 zonat e mbrojtura do mbushen me resorte

Pas deklaratave të ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në emisionin “Kjo Javë” në News 24, reagon edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, duke theksuar se ministrja do të mbushë parqet kombëtare me resorte dhe këtë e quan dritëgjatësi.

Reagimi i plotë i Zhupës:

Pafytyrësia dhe papërgjegjshmëria e një ministre mjedisi që mbron publikisht shkatërrimin e mjedisit! Mirela Kumbaro do mbush zonat e mbrojtura me “pika të vogla” resortesh private, klientësh dhe familjarësh të pushtetit dhe këtë e quan dritëgjatësi!!!! “Të anatemosh ata që investojnë është dritëshkurtësi” shprehet Kumbaroja e ligjit në një intervistë televizive. A thua se po investojnë në tokën e tyre, në biznes privat dhe po anatemohem për këtë?! Ndërkohë që Kumbaro po shkatërron zonat e mbrojtura duke i kthyer praktikisht në toka truall, ku mund të ndërtohen edhe betonizohen. Këto toka do jepen falas për oligarkët, do shndërrohen nga publike në private, duke shkatërruan edhe gjithë mjedisin dhe ekosistemin e vecante që kanë. Këto qënkan veprime dritëgjata për një ministre?!

Në fakt këto veprime janë kriminale, ligje klienteliste, me porosi që shkatërrojnë shtetit e së drejtës dhe të mirën publike. Projekti i Divjakës është njeri prej shkatërrimeve që është gati, por rradhën e ka Shushica, Pishë-Porro, Parku Kombëtar i Butrintit edhe dhjetra pika të tjera. Mirela duhet të dilte në televizione vetëm për të lajmëruar dorëheqjen e saj, nëse do kishte dinjitet, me këtë masakër mjedisore që kanë përgatitur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts