Bologna përmbysi Atalantën me shifrat 1-2, në përballjen e mbajtur në Bergamo. Bergamaskët realizuan me Lookman, duke shkuar në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Djemtë e Thiago Mottës ndryshuan marsh në pjesën e dytë dhe rikthyen gjithçka në favorin e tyre. Fillimisht Zirkzee vendosi ekuilibrat, përpara se Ferguson të përmbysë llogaritë.
Bologna renditet në vendin e katërt me 51 pikë dhe ëndërron një vend për në Europë. Gjimshiti me shokë, në krahun tjetër, renditen në vendin e gjashtë me 46 pikë. Në mbrëmje është e programuar supersfida mes Juventusit dhe Napolit.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co