Shqiperia

Peleshi publikon pamjet: Edhe 1 ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, hap në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake

peleshi publikon pamjet edhe 1 dite nga inaugurimi i bazes ajrore te nato s ne kucove hap ne fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake
peleshi publikon pamjet edhe 1 dite nga inaugurimi i bazes ajrore te nato s ne kucove hap ne fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake

KUÇOVË- Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Niko Peleshi, me anë të një video, ka publikuar pamjet nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Peleshi shprehet se edhe një ditë na ndan nga inaugurimi i Bazës Ajrore të NATO-s. Ai shprehet se hapja e kësaj baze ajrore, që i shërben Aleancës Veri-Atlantike Ushtarake, është një hap në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake.

Postimi i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi:

Edhe #1Ditë nga inaugurimi i Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, një hap i madh në fuqizimin e kapaciteteve tona ushtarake.

Ky zhvillim i rëndësishëm jo vetëm që rrit profilin tonë në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu forcon angazhimin tonë për paqe dhe siguri në rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts