Çmenduri në Meksikë, pasagjeri hap derën e urgjencës dhe ngjitet në krahun e avionit

cmenduri ne meksike pasagjeri hap deren e urgjences dhe ngjitet ne krahun e avionit
cmenduri ne meksike pasagjeri hap deren e urgjences dhe ngjitet ne krahun e avionit

Një burrë është arrestuar në Meksikë pasi hapi derën e urgjencës së avionit dhe u ngjit në krahun e tij.

Burri ndërmori veprime pasi avioni me destinacion qytetin e Guatemalës kishte ngecur për orë të tëra në pistë pa ajër të kondicionuar apo ujë për pasagjerët.

Aeroporti Ndërkombëtar i Meksikës tha se nuk ishte shkaktuar asnjë dëm, por se pasagjeri ishte dorëzuar në polici.

Megjithatë, pasagjerët e tjerë kanë shkruar një deklaratë të përbashkët, duke thënë se personi, i cili doli nga avioni, kishte mbështetjen e të gjithëve.

Incidenti ndodhi rreth orës 11:30, pasi avioni u vonua rreth 3 orë. Vonesa u shkaktua nga një problem mirëmbajtjeje, tha një raport i mëvonshëm.

Nuk është e qartë nëse burri ndodhet ende në paraburgim, ose me çfarë akuza mund të përballet. Megjithatë, pasagjerët e zemëruar e panë incidentin në një këndvështrim tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →