Restoranti i u shërben akull të thatë si freskuese, klientët përfundojnë në spital me gjakrrjedhje në gojë

restoranti i u sherben akull te thate si freskuese klientet perfundojne ne spital me gjakrrjedhje ne goje
restoranti i u sherben akull te thate si freskuese klientet perfundojne ne spital me gjakrrjedhje ne goje

Policia në Indi ka arrestuar menaxherin e një hoteli pasi dyshohet se i ka shërbyer akull të thatë si freskues i gojës një grupi darkues. Pesë persona filluan të vjellin dhe u rrodhi gjak nga goja, pasi konsumuan përzierjen e sheqerit dhe erëzave, të shërbyera tradicionalisht pas vaktit.

Policia thotë se pako përmbante akull të thatë, një formë e fortë e dyoksidit të karbonit që përdoret si agjent ftohës. Të gjithë klientët janë shtruar në spital pas incidentit. Të martën, policia në qytetin Gurugram, ku ndodhet restoranti, arrestoi menaxherin e tij me akuzën e helmimit “me qëllim të lëndimit ose dëmtimit”.

Po ashtu është vënë në kërkim edhe pronari, i cili aktualisht është në arrati. Policia tha se Ankit Kumar, një banor i qytetit të Noidës së Madhe, kishte vizituar restorantin të shtunën së bashku me gruan dhe miqtë e tij. Pas darkës, një kamerier u ofroi atyre një pako freskues goje.

Por, sapo e konsumuan, goja e tyre filloi t’u digjej dhe të rrjedh gjak dhe gjithashtu filluan të vjellin, tha policia në një deklaratë për BBC. Një video e incidentit që qarkullon në mediat sociale tregon klientët duke bërtitur nga dhimbja – disa prej tyre mund të shihen duke vënë akull në gojë dhe duke gllabëruar ujë për të hequr qafe ndjesinë e djegies. Në denoncimin e tyre, klientët kanë akuzuar edhe stafin e restorantit se nuk ka pranuar t’i ndihmojë.

Një mjek më vonë ekzaminoi përmbajtjen e paketës së freskuesit të gojës dhe konfirmoi se përmbante akull të thatë, tha policia. Rasti është nën hetim dhe policia tha se është duke kryer analizën mjeko-ligjore të përmbajtjes së freskuesit të gojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →