TIRANE
Gazi dhe Graciano, dy banorët e Big Brother VIP, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin, mbrëmjen e sotme. Shkak është bërë ndarja e grupeve me tetë banorë, sfidë nga Big Brother VIP për imunitet në nominime.
Graciano e akuzon se Gazi nuk ka edukatë, ndërsa ky i fundit i thotë që s’ka pse të preket, sepse nuk kishte asgjë me të.
Graciano: Zero, është zero edukata jote
Gazi: Lëri mo këto ti, se nuk i ha njeri këto, lëre se na hape barkun
Graciano: Nuk i lej, kam respekt për veten time. Secili tregon edukatën e vet dhe ti bravo të qoftë për edukatën që ke
Gazi: O shoku, ne ishim duke fol normal, ti bërë sikur u preke kot
Graciano: Respekto bukën, jo mua
Gazi: Ça buke mo? Ça pune ke ti? O shok jemi në lojë. Unë fola me grupin tim, më thanë më jep pak ujë
Graciano: Ç’punë keni ju se ç’flasim ne me njëri tjetrin? Unë atë dua me të ngrejt nervat ty
Gazi: Nuk më ngre nervat mua, tregon veten tate kush je. E di që kjo loja është për zotërinjtë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co