Ky është truku që përdor Khloe Kardashian për të shmangur stresin

ky eshte truku qe perdor khloe kardashian per te shmangur stresin

SHBA

Khloe Kardashian zbuloi në Snapchat se ajo përdor stërvitjen si një truk për të menaxhuar stresin. Dhe mund të themi se jeta e Khloe nuk ka qenë aspak e thjeshtë pas njohjes me Tristan Thompson. Pas tradhtive të tij të njëpasnjëshme dhe ndarjes, babai i fëmijëve të saj së fundmi është pezulluar nga NBA për shkak të testit pozitiv për substanca të ndaluara.

“Stërvitja është terapia ime,” vuri në dukje Kardashian në Snapchat. “Për mua, është mënyra më e mirë për të përballuar stresin. Më mban të fokusuar. Më mban të fortë fizikisht dhe mendërisht”.

Në një intervistë më parë për revistën TMRW, Khloe foli hapur për ndjenjat e saj.

“Më duhej të mësoja të kontrolloja ndjenjat e mia”, tha ajo. “Kishte kaq shumë herë që ndjenjat e mia më kontrollonin dhe isha impulsive dhe postoja diçka në Twitter ose postoja gjëra për të cilat jam penduar.” Khloe ka treguar se me Thompson ruan raporte të mira për hir të fëmijëve të tyre.

  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →