Norvegji, NATO nis manovrat ushtarake në veriun e largët

norvegji nato nis manovrat ushtarake ne veriun e larget
norvegji nato nis manovrat ushtarake ne veriun e larget

Rreth 20 000 ushtarë nga 13 vende të ndryshme kanë filluar manovrat ushtarake në veriun e largët të Evropës për t’u mbrojtur kundër një sulmi hipotetik në territorin e NATO-s.

Këto manovra përfshijnë edhe Finlandën dhe Suedinë, vende të cilat iu bashkuan aleancës pas sulmit rus në Ukrainë.

”Rreth 1 500 burra dhe gra nga forcat e armatosura gjermane po marrin pjesë në manovrën ‘Nordic Response 2024’, duke përfshirë 700 ushtarë alpinë”, deklaroi Bundeswehr.

Shtetet e NATO-s po vendosin një gamë të gjerë sistemesh armësh për stërvitjen duke përfshirë 100 avionë dhe forca detare me fregata dhe nëndetëse.

Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka udhëtuar drejt Altës për fillimin e pjesës aktive të manovrës, e cila filloi në mesnatë.

Një ditë më parë ai kishte vizituar një stacion ushtarak norvegjez, në kufirin me Rusinë, dhe kishte ofruar të forconte praninë e Bundeswehr-it në veriun e largët nordik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →