Dogana dhe policia aksion kundër ilaçeve kontrabandë në veri të Kosovës

dogana dhe policia aksion kunder ilaceve kontrabande ne veri te kosoves
dogana dhe policia aksion kunder ilaceve kontrabande ne veri te kosoves

Dogana dhe Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në disa barnatore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, lidhur me dyshimet për kontrabandë me barna dhe materiale mjekësore. Nga Dogana e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se në dy barnatore në Zveçan dhe Zubin Potok është zbuluar një sasi “e konsiderueshme e barnave të kontrabanudara në Kosovë”.

“Këtë informatë [për dyshimet për barna të kontrabanduara] Dogana dhe Policia e kanë pranuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës”, thanë nga Doganat. Ndërkaq, zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se kontrolle janë kryer edhe në Mitrovicë të Veriut. Sipas Elshanit, policia e Kosovës ka ndihmuar Doganën, duke thënë se operacioni i bastisjes në Zveçan ka përfunduar. Në vendngjarje kanë dalë edhe pjesëtarët e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Në Mitrovicë të Veriut, kontrollet janë kryer në barnatoren “Oreol”, ndërkaq në Zveçan në një objekt për shitjen e mallrave me shumicë, mëson Radio Evropa e Lirë. Në Mitrovicë të Veriut më 7 mars po ashtu janë mbyllur barnatore të tjera në afërsi ku ndodhi aksioni i Doganës së Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë bastisje në veri të Kosovës, nën dyshimet për mallra të kontrabancura. Gjatë një aksion policor në tetor të vitit 2021 në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan u përcoll me dhunë dhe barrikada nga popullata vendëse, teksa dhjetëra persona ishin dhe tetë ishin arrestuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co