Xavi para Mallorcës: Ekipi i fortë fizikisht, presim rikuperimin e një lojtari

xavi para mallorces ekipi i forte fizikisht presim rikuperimin e nje lojtari
xavi para mallorces ekipi i forte fizikisht presim rikuperimin e nje lojtari

Xavi, trajneri i Barcelonës, ka folur në prag të ndeshjes kundër Mallorca. Një ndeshje që duhet fituar me patjetër nga katalanasit,  për t’i bërë presion Real Madridit dhe për të shkuar kështu në formë në ndeshjen kundër Napoli.

“Së pari dua të përgëzoj trajnerin Aguirre: ai punon shumë mirë me ekipet e tij. Është një ekip shumë i fortë fizikisht. Lojarët ndihmojnë shumë njëri-tjetrin. Janë të rrezikshëm në kundërsulm, por ne po luajmë në shtëpi dhe shpresojmë të marrim tre pikët”.

Çfarë nuk shkon me Pedrin?

“Ajo që ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë është të parashikojmë rikthimin e tij, por ne bëmë një punë të përsosur me të dhe ndonjëherë ka gjëra që nuk mund t’i kontrollohen. Lëndimi nuk është aq serioz sa mendonim. Shpresoj që ai të na ndihmojë së shpejti, por gjëja më e rëndësishme është që ai të rikuperohet totalisht”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →